Sulmuesi i Kroacisë dhe Milan, Ante Rebiq (26), është pezulluar me një ndeshje për shkak të kartonit të kuq në ndeshjen e Kupës së Italisë kundër Juventusit. Rebiq u përjashtua në minutën 17 për shkak të ndërhyrjes së ashpër ndaj Danilo.

Ndeshja përfundoi pa gola, dhe ndërsa ndeshja e parë në San Siro përfundoi 1-1, Juventus kaloi në finale në të cilën do të luajë kundër Napolit, i cili luajti 1-1 para tifozëve të tyre kundër Interit, pasi festoi në ndeshjen e parë 1-0.

Pas veprimit të pamatur, Rebiq u kërkoi falje shokëve të tij të ekipit dhe tifozëve të Milanit, dhe mediat italiane deklarojnë se drejtuesit e klubit nuk do ta ndëshkojnë. Ai do të vuajë dënimin në ndeshjen e parë të kupës së “rossonerëve” sezonin e ardhshëm./kp