Reforma zgjedhore, Tahiri: Proces i stërzgjatur duhet të përfundojë me sukses
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri sot tha se procesi i reformës zgjedhore është tej-zgjatur dhe duhet të përfundojë me sukses.Në një postim në Facebook Tahiri shkruan se tash e 11 vjet një mori rekomandimesh të dala nga pesë palë zgjedhje parlamentare mbesin vetëm të shkruara në raporte vendore e ndërkombëtare nga vëzhgimi i zgjedhjeve.
“Sot, u mbajt takimi i Komisionit për Reformë Zgjedhore. Tash e 11 vjet një mori rekomandimesh të dala nga pesë palë zgjedhje parlamentare mbesin vetëm të shkruara në raporte vendore e ndërkombëtare nga vëzhgimi i zgjedhjeve. Është koha që këto sugjerime të trajtohen një nga një, për të siguruar një proces të drejtë zgjedhor. Për AAK-në, është me rëndësi që ky proces konsultativ të jetë gjithëpërfshirës, ku zëri i secilit të dëgjohet dhe ky proces i stërzgjatur të përfundojë me sukses”, ka shkruar Tahiri në Facebook./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?