Refugjatëve ukrainas iu ofrohet mësim falas i gjuhës angleze nga mësuesja ruse
Gruaja ruse, Tatiana Salvage ka thënë se do t’iu ofrojë mësim falas të gjuhës angleze refugjatëve ukrainas që vijnë në Mbretërinë e Bashkuar.
“Këta njerëz nuk do ta njohin askënd, por nëse unë mund t’i bëjë të ndihen rehat, kjo është mirë. Të mësosh gjuhën dhe kulturën e një vendin ë të cilin do të jetosh është shumë e rëndësishme”, ka thënë Tatiana.
Tatiana, një mësuese që prej dhjetë vjetësh, ka thënë se ka pranuar interesim të madh nga grupet e refugjatëve në Ëinchester dhe në afërsi të qytetit Basingtoke.
“Mendoj që të mësosh një grup prej dhjetë njerëzish do të ishte mirë”, tha më tej ajo./21Media