Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se është shënuar progres në përmbylljen e aktiviteteve të parapara që ndihmojnë KQZ-në për të shpallur sa më shpejtë rezultatet përfundimtare për subjektet politike dhe kandidatët.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se deri më tani 16 mijë e 800 pako i janë nënshtruar procesit të verifikimit ndërkohë që janë aprovuar 11 mijë e 800 e janë refuzuar rreth 4 mijë e 950 zarfe.

Elezi, ka thënë se arsye të refuzimit të disa prej zarfeve janë të ndryshme, përfshirë ato që disa pako janë dërguar nga persona që nuk janë të regjistruar si votues jashtë Kosovës, disa të tjera janë dërguar nga disa persona që janë refuzuar për tu regjistruar si votues jashtë Kosovës, në disa raste pakot janë dërguar nga persona të paidentifikuar apo në pakot që kanë dërguar kanë bashkangjitur dokumente jovalide./21Media