KSHZ ka refuzuar ankesat e VMRO-DPMNE-së

KSHZ ka refuzuar ankesat e VMRO-DPMNE-së

Nga gjithsej 43 ankesa KSHZ deri tani ka arritur të shqyrtojë vetëm 10 prej tyre, edhe atë të gjitha të parashtruara nga VMRO-DPMNE. 7 prej tyre janë refuzuar, ndërsa për 3 tjera shqyrtimi ende nuk ka mbaruar.

Për shqyrtim në KSHZ janë edhe 33 ankesa tjera të cilat ende as nuk kanë filluar të shqyrtohen, infomoi zëdhënësja e KSHZ-së, Ljupka Guguçevska.

Gjithsej në KSHZ janë dorëzuar 46 ankesa. 3 prej tyre VMRO-DPMNE i ka tërhequr para fillimit të shqyrtimit, ndërsa një tjetër gjatë shqyrtimit.

Ankesa në KSHZ kanë dorëzuar edhe Aleanca për Shqiptarët, e Majta dhe TMRO./21Media