Refuzon ftesën e Speciales, pret denimin e kriminelëve që i vranë familjarët

Faik Zogaj thotë se nuk do të parqitet para Speciales

Ish pjesëtari i UÇK-së, Faik Zogaj ka marrë ftesë nga GJykata Speciale, të cilës ka thënë se nuk do t’i përgjigjet.

Të nderuar familjarë,miq dhe shokë ,dua t’ju informoj që kam pranuar ftesë ne cilesinë e te Akuzuarit nga Gjykata Speciale në Hagë, të cilës nuk do i përgjigjem më datë 21.03.2020. “, ka shkruar ai në Facebook.

Zogaj ka thënë se nuk paraqitet para kësaj gjykate deri sa të dënohen kriminelët që i vranë familjarët.

“Sepse unë personalisht nuk e njof këtë Gjykatë derisa kjo gjykatë t’i dënonjë kriminelet që me i vranë me të dashurit e mi brenda në shtëpi.”, ka shkruar Zogaj në Facebook.

Tutje  ai është shprehur se ndihet i nderuar që ka qenë pjesë e UÇKs-ë./21Media

 

Back to top button