Regjisori 90-vjeçar
4 Dhjetor 2020
Jean-Luc Godard mbushi dje 90 vjet jetë. Mes një karriere të gjatë dhe mjaft të suksesshme, Godard arriti të bëhet njëri nga filmbërësit më të famshëm të shekullit 20-të.
Godard u lind më 3 dhjetor të vitit 1930 në Paris të Francës. Regjisor, skenarist dhe kritik filmi ishin aktivitetet e tij në Parisin e viteve ’60 ku jeta kulturore ishte tejet e pasur.
Kryeqyteti francez ishte qendër e lëvizjeve artistike, dhe Godard u bë njëri nga pionierët e filmave New Wave. Veprimtaria e tij artistike është mjaft e pasur, ai u bë novator në kinema duke sjellë stile të reja. Shumë regjisorë të njohur botërorë si Quentin Tarantino, Bernardo Bertolucci, Maritin Scorsese e të tjerë, e kishin pikë referimi dhe ndikoheshin prej tij.
Në filmat e tij, Godard shpeshherë i shfaqte pikëpmajet e tij politike, ishte lexues i zjarrtë i filozofisë ekzistenciale dhe marksizmit.
Në vitin 2002 revista e njohur angleze Sight & Sound e renditi në mesin e 10 regjisorëve më të mirë të të gjitha kohëve.