Xhanfise Keko (27 janar 1928 – 22 dhjetor 2007), e lindur në Gjirokastër, ishte regjisorja e parë shqiptare. Ajo ka realizuar më shumë se njëzet filma dhe në fokusin e kamerës së saj ishte kryesisht filmi për fëmijë. Njihet sidomos për filmat: “Beni ecën vetë” dhe “Tomka dhe shoket e tij”, filma që përveç që patën jehonë të madhe tek publiku shqiptarë, kapërcyen edhe kufinjtë e shtetit më të izoluar në Evropë.

Xhanfise Keko, përveç si regjisore, njihet edhe si nëna e poetit Teodor Keko.