54 raste të reja, numri i të infektuarve shkon në 908

54 raste të reja, numri i të infektuarve shkon në 908

6 viktima dhe 54 të infektuar është bilanci i 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut si pasojë e Covid-19.

4 nga viktimat kanë humbur jetën në Klinikën për Sëmundje Infektive, ndërsa dy të tjerët në Spitalin “8 Shtatori” në Shkup. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, informoi se numri më i madh i të infektuarve është shënuar në Kumanovë 25, ndërsa në Kërçovë është regjistruar i infektuari i parë.

Sot për fat të keq kemi 6 viktima, 4 në Klinikën infektive , mbi moshën 60 vjeçe , dy nga Llabunishta, një nga Prilepi dhe një nga Kumanova dhe dy të tjerë në Spitalin “8 Shtatori”, njëri nga Velesi  dhe pacient nga Kumanova në moshën 59 vjeçe. Ndërsa sa i përket rasteve të reja janë regjistruar 54 me Covid-19”, tha Filipçe.

Ndërkohë që numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend shkoi në 908,  44 të vdekur dhe 86 persona të shëruar nga koronavirusi. Numri më i madh i të shëruarve është regjistruar në qytetin e Dibrës. Filipçe njoftoi edhe për gjendjen e pacientëve të shtrirë nëpër spitale.

“Në Klinikën Infektive ndodhen të shtruar 57 paciente, ku 7 prej tyre janë ventilim mekanik dhe 14 të tjerë në makinat e oksigjenit. Në Spitalin “8 shatori” janë të shtruar 27 pacientë, 6 janë në makina respiratorë. Në Spitalin e Manastirit janë të shtruar 5 pacientë dhe janë në gjendje të mire, ndërsa tek tre pacientë do të bëhen testet e dyta. Ndërsa në Spitalin e Shtipit janë të shtruar 8 pacientë, shumica janë në gjendje stabile vetëm njëri është në gjendje të rendë”, tha ministëri.

Filipçe njoftoi se në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë ka përfunduar procedura për furnizim me aparate të tjera  respiratore të cilat pritet që të mbërrijnë së shpejti./TV21