Pepe Reina do të jetë portier i Lazios nga sezoni i ri.

Portieri spanjoll do të vesh fanellën ‘Biancoceleste’, skuadër që ka siguruar Ligën e Kampionëve për sezonin 2020/2021.

Mediet në Itali dhe Spanjë raportojnë për një marrëveshje të arritur, dhe Reina do të largohet nga Milan për t’iu bashkuar Lazios.

Me Lazion, Reina do të nënshkruajë kontratë dy vjeçare.

Ai do të jetë portieri i dytë i Lazios, duke qenë një rezervë e Thomas Strakosha.

Pepe Reina gjatë karrierës së tij ka veshur fanellat e shumë skuadrave, si Barcelona, Villarreal, Liverpool, Napoli, Milan, Bayern Munich dhe Aston Villa.