Reka vuri në pa rolin kyç që UNDP ka pasur dhe vazhdon të ketë në ndërtimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Kosovës

Reka vuri në pa rolin kyç që UNDP ka pasur dhe vazhdon të ketë në ndërtimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Kosovës

Ministri i Integrimit Evropian, Blerim Reka, priti Maria Suokko Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së në Kosovë, me të cilën diskutoi për projektet e përbashkëta të realizuara gjerë tani dhe mundësitë e zgjerimit të mëtutjeshëm.

Reka vlerësoi lart bashkëpunimin e gjertanishëm ndërmjet dy institucioneve tona dhe ofroi gatishmërinë e bashkëpunimit për një qasje më strategjike dhe afatgjate si në zhvillimin e strukturave dhe kapaciteteve institucionale për të ngritur përformancën në procesin e integrimit evropian.

Ministri Reka vuri në pa rolin kyç që UNDP ka pasur dhe vazhdon të ketë në ndërtimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Kosovës dhe Siokkon që këtë bashkëpunim ta vazhdoj me Kosovën në aspektin e sundimit të ligjit, qeverisjes së mirë, përgjegjshmërisë dhe transparencës dhe posaçërisht në ngritjen e kapaciteteve për projektet me interes të përbashkët siç janë: Agjenda e Gjelbër, Energjia Ri-gjeneruese dhe Financimi Inovativ.

Nga ana e saj, Maria Suokko theksoi se tani është një moment vendimtar të koordinimit të prioriteteve me institucionet vendase për të pasur një strategji afatgjate, të përbashkët, në mënyrë që edhe përkrahja dhe bashkëpunim të jetë i fokusuar dhe me ndikim në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve të Kosovës, në standard ndërkombëtarë.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi MIE dhe UNDP do të vazhdojnë bashkëpunimin në aspektin strategjik më përkrahje dhe ekspertizë ndërkombëtare për ngritje të kapaciteteve institucionale të Kosovës. /21Media