Në kuadër të një hetimi që Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e saj kishin filluar procedurën hetimore në muajin shtator të këtij viti ndaj disa të dyshuarve (zyrtarë policorë të Policisë së Kosovës – Stacioni Policor i Gjakovës), IPK njofton se sot është bërë rekomandimi për suspendim edhe për dy zyrtarë policorë  lidhur me rastin e njëjtë.

Sic ka bërë të ditur IPK në shtator të këtij viti ishte duke u hetuar një rast i keqpërdorimit të detyrës zyrtare nga ana e një polici.

me dyshimin se  me rastin e gjuajtjes me armë zjarri ndaj një motoçiklisti në lëvizje  (person i dyshuar) janë tejkaluar autorizimet e tij për përdorimin e armës zyrtare.

Sidoqoftë, gjatë hetimit të këtij rasti, hetuesit e IPK-së kanë zbuluar prova shtesë me dyshimin për keqpërdorim të detyrës apo autorizimeve zyrtare edhe nga disa zyrtarë policorë (fshehje e dëshmive  dhe informacioneve lidhur me rastin  e shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm).”, ka sqaruar IPK në shtator të këtij viti.

Po ashtu atëherë është bërë e ditur se, IPK ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e shtatë punonjësve të Policisë së Kosovës si të dyshuar në këtë rast ( një major – U.D komandanti i stacionit policor të Gjakovës, një toger policor, katër zyrtarë policorë dhe një pjesëtar i stafit civil të PK-së)./21Media