Përderisa Shtetet e Bashkuara të Amerikës presin për rezultatin e zgjedhjeve presidenciale, pandemia Covid-19 vazhdon.

Të premten, vendi vendosi një rekord të ri për të tretën ditë radhazi, me 127,000 raste të reja, sipas një regjistrimi nga Universiteti Johns Hopkins. Kjo e çon numrin e përgjithshëm të rasteve në SHBA në gati 10 milionë.

SHBA mbetet vendi më i goditur në botë për sa i përket rasteve dhe vdekjeve, me mbi 236,000 vdekje të raportuara, transmeton rtv21.tv.

Ka pasur një rritje të rasteve të reja në shtetet Midwestern, me Dakota Veriore, South Dakota, Iowa dhe Wisconsin të gjitha të konsideruara si pika të nxehta të reja.

Texas është në afërsi të vlerës së një milion rasteve, duke tejkaluar Kaliforninë si shteti me numrin më të lartë të rasteve totale./21Media