Shtetet e Bashkuara regjistruan të enjten numër rekord të të infekturave nga koronavirusi me mbi 40 mijë bënë të ditur të dhënat e Universitetit Johns Hopkins.

Një rritje e kohëve të fundit në infeksione dhe shtrime në spital ka bërë që disa shtete dhe qytete të ndalojnë planet e rihapjes.

Rekordi i mëparshëm në SHBA, i regjistruar nga ky institucion, ka qenë më 24 prill me 36,400 raste të reja, ndonëse atëbotë janë bërë më pak teste, transmeton rtv21.tv.

SHBA ka 2.4 milionë raste të konfirmuara me Covid-19 dhe 122 mijë e 370 vdekje, më shumë se çdo vend tjetër.

Zyrtarët shëndetësorë në SHBA vlerësojnë se numri i vërtetë i rasteve mund të jetë 10 herë më i lartë se shifra e raportuar.

Në gjithë botën, koronavirusi ka prekur mbi 9.6 milionë njerëz. Prej tyre, mbi 4.8 milionë janë shëruar, ndërsa afro 490 mijë kanë vdekur./21Media