Sot kur u shënua rekordi i ri i vdekjeve të regjistruara nga COVID-19 në Kosovë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, u ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes në bartjen e maskave dhe po ashtu këshillimin e njëri tjetrit për mbrojtje nga Covid-19.

“Sot janë raportuat 22 raste te vdekjes. Ngushëllime të sinqerta për të gjithë. Ky është numër rekord deri tani. Mjekët në spitale po luftojnë kundër këtij virusi tinëzar e shkatërrimtar me tërë fuqinë e tyre profesionale dhe njerëzore.Numri i rasteve pozitive vazhdon të jetë i lartë dhe brengosë si pasojë e drejtpërdrejtë e neglizhimit të masave. Ju lutemi të keni kujdes në mbajtjen e maskave, mbani distancë dhe higjienën personale.”, thuhet në reagim

Tutje IKSHPK ka adresuar kritika edhe në fluks të lëvizjeve të qytetarëve, ka paeluar për kujdes institucionet publike, në ato private e në gastronimi.

Sipas IKSHPK  Inspektoratet sanitare të AUV dhe Inspektoratet komunale bashkë me shtabet komunale duhet patjetër të zbatojnë Ligjin AntiCOVID-19, Ligjin për Inspektoratin dhe Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse, duke u mbështetur në Manualin për luftimin e COVID-19 dhe të merren masa përgjegjësie në çdo rast të mos zbatimit eventual të rekomandimeve të Institutit Kombëtar.

Sot në Kosovë janë regjistruar 22 vdekje si pasojë e COVID-19 dhe janë konfirmuar edhe 627 raste të reja./21Media