Një burrë nga Austria ka thyer rekordin për kontaktin më të gjatë të trupit me kube akulli.

Sportisti, Josef Koeberl arriti të qëndronte për dy orë, 30 minuta dhe 57 sekonda brenda një kuti qelqi të bërë me porosi të mbushura deri në shpatullat e tij me kube akulli.

Më shumë se 200 kilogramë kube akulli ishin të nevojshme për të mbushur kutinë, pasi Koeberl hyri brenda i zhveshur.

Për të luftuar ‘valën e dhimbjes’ të shkaktuar nga temperaturat e ngrirjes, Koeberl thotë se ai po përpiqej të përqendrohej në emocione pozitive, transmeton rtv21.tv.

“Unë jam duke luftuar dhimbjen duke vizualizuar dhe tërhequr emocione pozitive në mënyrë që ta shuaj këtë valë dhimbjeje”, u tha Koeberl gazetarëve. ‘Në këtë mënyrë unë mund të duroj.’

Një turmë e vogël njerëzish vëzhgonin ndërsa Koeberl theu rekordin e tij nga viti 2019 me 30 minuta në sheshin e qytetit Melk në Austri.

Pasi u nxor nga kutia e akullit nga ndihmësit, ai tha se dielli ndihej ‘vërtet i mrekullueshëm’ në shpinën e tij.

Koeberl po planifikon të kapë rekordin e tij edhe një here, vitin e ardhshëm në Los Angeles.

Ekipi i tij tha se rekordi i tij personal është gjithashtu rekord aktual botëror kur bëhet fjalë për të ekspozuar trupin në akull për aq kohë sa të jetë e mundur./21Media