Rekord të infektuarish gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri, vdesin 4 qytetarë

 

Në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit është regjistruar numri me i lartë të rasateve të reja me koronavirus, që prej fillimit të pandemisë.

4 qytetarë kanë ndërruar jetë dhe 178 persona janë identifikuar me COVID-19 nga 947 tesime të kryera. Nuk e kanë fituar dot betejën me virusin një 57 vjeçar dhe një 75 vjeçar nga Tirana, një 72 vjeçar nga Durrësi dhe një 88 vjeçar nga Kruja, me sëmundje bashkëshoqëruese.

“Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 50 raste në Tiranë, 14 raste në Durrës, 12 raste në Kukës, nga 9 raste në Fier dhe Berat, nga 8 raste në Elbasan dhe Kolonjë, nga 7 raste në Krujë dhe Gramsh, 6 rastë në Vlorë, 5 raste në Shkodër, nga 4 raste në Devoll, Lezhë, Mirditë, Peqin, 3 raste në Kavajë, nga 2 raste në Has, Lushnje, Librazhd, Kamëz, Përmet, Bulqizë, Kuçovë, nga 1 rast në Korç, Mat, Pogradec, Ura Vajgurore, Divjakë, Dibër, Klos, Shijak, Skprapar, Vorë.”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, janë shëruar 81 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në total në 4413.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 151 pacientë të konfirmuar pozitiv me COVID-19, 15 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

“Ju informojmë se në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 40 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes. Ndërsa vijojnë të trajtohen edhe pacientë të dyshuar për COVID19, sipas protokolleve përkatëse.”, bëhet e ditur më tej.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   1957

Durrës                  513

Shkodër                302

Fier                         192

Lezhë                    177

Korçë                    185

Vlorë                     143

Kukës                    139

Elbasan             153

Berat                      78

Gjirokastër       49

Dibër                     50./vizionplus

Back to top button