18 vjeçarja Nilanshi Patel vjen nga Gujarat i Indisë. Ajo që e veçon këtë të re është se Patel prej vitit 2018 mban rekordin për flokët më të gjata në kategorinë e adoleshentëve.

Ajo nuk i shkurtoi flokët pr 12 vite. Por më në fund vendosi ti shkurtojë ato.

Kjo e re, falë këtyre flokëve arriti jo një por tre rekorde, njërin në vitin 2018, një një vit më vonë, dhe të fundit në vitin 2020. Gjatësia e flokëve të saja në vitin 2020 arriti në dy metra.

Videoja ku ajo shihet duke i prerë flokët u bë virale në internet.

Patel në një video para se ti shkurtonte flokët tha se është e emociuar por njëkohësisht nervoz, sepse nuk e dinte se si do të duket me flokë të shkurtra. Megjithatë ka shpresuar se do të duket bukur.

Sipas një postimi nga përgjegjës të librit të rekordeve botërore, Patel kishte vendosur ti rriste flokët për shkak të një përvoje të keqe në një sallon flokësh. Ajo kishte thënë se ia kishin shkurtuar flokët shumë keq, kështu që kishte vendosur të mos i shkurtonte më.

E tani që i shkurtoi ato, pati tri opsione, ti vë në një ankand për shitje, ti jap për bamirësi për ndihmë të pacientëve të sëmurë nga kanceri, apo tia dhurojë ndonjë muzeu. Pas konsultimit me nënën e saj, Patel vendosi që flokët e shkurtuara tia dhurojë një muzeu. Sipas saj, nëna e saj i tha se flokët e Patel meritojnë të jenë të ekspozuara në muze, pasi që mund të jenë inspirim për të tjerët.

Në video, Patel shihet duke i puthur flokët pasi që i shkurton, por ajo po ashtu dëgjohet duke thënë se duket bukur, si princeshë./21Media