Kinezja You Jianxia mban rekordin botëror për qerpikët më të gjatë që prej 28 qershorit të vitit 2016. Në atë kohë, ajo u vlerësua për qerpikët, gjatësia e të cilëve arriti në 12.4 cm.

Por, qerpikët e saj vazhduan të rriten, dhe sërish u konfirmua se gjatësia e tyre arriti në 20.5 cm, gjë që e bën rekorderen botërore të kësaj kategorie.

Qerpikët e saj janë të gjatë, por më të gjatë janë ata që ka në pjesën e syrit të majtë.

You për media ka treguar se herën e parë kur ka kuptuar se qerpikët e saj po rriteshin ishte 2015. Ata kanë vazhduar të rriten dhe kështu, ka vizituar mjekun. Por You ka thënë se as mjeku nuk e dinte se si ndodhte kjo, se ai nuk kishte sqarim për këtë. Megjithatë kjo i është dukur mahnitëse ka thënë You, sepse ishte diçka që nuk kishte dëgjuar më parë.

You ka thënë se ka menduar rreth kësaj vazhdimisht, se pëse qerpikët e saj rriten, e një ditë i është kujtuar se vite më parë kishte kaluar 480 ditë në një mal.”Kështu, ajo ka menduar se mund të jenë dhuratë hyjnore, nga Buda.

Megjithatë, pa marrë parasysh arsyen e kësaj, ajo beson se ata i japin një lloj fuqie, dhe se nuk i pengojnë aspak gjatë ditës.

You ka thënë se ka qerpikë natyral, dhe nuk ka nevojë të vë artificial, por as për makijazh sepse ata i japin bukuri.

You ka thënë se qerpikët nuk e pengojnë aspak, në të kundërtën, i japin gëzim e fuqi.

Ajo madje tani ka një dëshirë falë tyre. You dëshiron të bëhet kampione në radhë të personave me veçori të tilla, si në mesin e atyre që kanë flokë të gjata apo edhe thonj të gjatë./21Media