Artisti Kalaiyarasan, 20 vjeçar, nga Coimbadore e Indisë, ka arritur të thyej një rekord të pazakontë.

Ky artist arriti të kapë me qerpikë një mijë brisqe, në këtë mënyrë duke thyer rekordin në këtë kategeri, të cilin e kishte arritur edhe më parë ai.

Sikur kjo të mos i mjaftonte. Kalaiyarasan këtë e arriti duke mbajtur një ibrik me ujë në kokë.

Ky rekorder këtë e arriti në Tamil Nadu të Indisë, përcjell rtv21.tv

Artisti ka themeluar Librin e Rekordeve Botërore Phoenix, në të cilën krion rekordet e tija të ndryshme botërore.

Ky ibrik uji në kokën e tij, që tradicionalisht quhet me emrin Karagam, vëhet si kapelë gjatë intepretimit të vallëzimit tradicional hindus Karakattam, në Tamil Nadu, për perëndeshën e shiut të quajtur Mariamman.

Sipas medieve lokale hinduse, Kalaiyarasan është interesuar për kulturën popullore hiduse që prej se ka qenë fëmijë, dhe jetën ia ka dedikuar ruajtjes së kësaj kulture.

Veç rekordit me kapje të briqeve të rrojës me anë të qerpikëve, ai po ashtu ia ka dalë të ngre me qerpikë 18,200 gjilpëra, njëherësh duke intepretuar vallëzimin popullor hindus mbi copa xhami të thyera për disa orë./21Media