Këngëtarja Remzie Osmani, pasi bëri homazhe për aktorin Rasim Thaçin-Cimën, u shpreh se vdekja e aktorit është humbje e madhe për të gjithë popullin shqiptar.

Ajo u shpreh se Cimën do ta kujtojë si njeri shumë fisinik, besnik, me shumë humore.

Osmani tutje shtoi se Cima asnjëherë s’ka qenë njeri i zhurmës, por i besës dhe i fjalës.

Aktori Rasim Thaçi-Cima ka vdekur dje në moshën 71 vjeçare. Lajmi është bërë i ditur nga familjarët e aktorit. Ai ka disa ditë që ishte duke vuajtur nga Covid-19 dhe ishte i shtrirë në Klinikën infektive. Rasim Thaçi, i cili njihet si Cima do të mbetet në kujtesën e publikut për rolet e tij të shumta komike. Familja Thaçi ka bërë të ditur se varrimi i aktorit do të bëhet sot në fshatin e lindjes, në Vukovc, në orën 13:00./21Media