Remzie Osmani e uroi personin e zemrës me fjalët më të mira
9 Tetor 2020
Sot për familjen e këngëtares së mirënjohur, Remzie Osmanit është ditë e veçantë. Bashkëshorti i këngëtares, Halili sot ka ditëlindjen.
Me rastin e ditëlindjes së personit të saj të zemrës, artistja uroi bashkëshortin me fjalët më të mira, shkruan rtv21.tv
“Gjysme shekulli dhe gjysme tjeter se bashku me ne,plote lumturi begati e shendet @halilhamzaj Gezuar”, shkroi Remzia në instagram, krahas tri imazheve të bukura, në të cilat shihet së bashku me bashkëshortin.
Remzie Osmani është e martuar prej shumë vitesh me Halil Hamzajn dhe së bashku kanë dy fëmijë, Hamzën dhe Riolën./21Media