Këngëtarja e njohur, Remzie Osmani sot feston ditëlindjen e 49-të, shkruan rtv21.tv

Remzia menjëherë pas orës 00:00 ka filluar të marrë urime të shumta nga familjarë, miq, kolegë e fansa të shumtë.

Në mesin e urimeve të shumta gjithashtu është edhe urimi i djalit dhe nuses së tij. Dyshja kanë zgjedhur fjalët më të mira për ta uruar të veçantën e tyre.

Remzie Osmani, e lindur më 10 shtator të vitit 1971, është këngëtare shumë e njohur kosovare. Ajo është pjesë e skenës muzikore qe disa dekada me radhë dhe ende vazhdon të jetë mjaft aktive në muzikë, qoftë me projekte apo edhe nëpër dasma dhe ahengje të ndryshme familjare.

Projekti i fundit muzikor i Remzies është bashkëpunimi me Nexhat Osmanin “O Sa Mire”, i publikuar në muajin korrik, i cili deri tani në Youtube ka mbi 1 milion klikime.

Ndërsa, sa i përket jetës private, Remzie Osmani është e martuar prej vitesh me Halil Hamzajn dhe kanë së bashku dy fëmijë, Hamzën dhe Riolën./21Media