Sot është ditë e veçantë për familjen e këngëtares së njohur, Remzie Osmani pasi që mbesa e saj feston ditëlindjen e parë.

Për t’i uruar më të mirat për mbesen Remzia ka zgjedhur një mënyrë të veçantë.

Ajo në rrjetet sociale ka publikuar një video duke i kënduar vogëlushes këngën kushtuar asaj, teksa shihet duke e mbajtur në duar.

“Mbesa ime,shpirti im sot ka ditelindjen e parë. O dritë o jetë vite te lumtura me fat shendet o Emma ime e urte e bukur Te don Nani pa fund”, ka shkruar Remzia në Facebook.

“Kur del hëna në dritare e sheh Emën duke fjet do të ia fal një kitare kur të rritet bëhet këngëtare”, një pjesë e tekstit të këngës së Remzies për mbesën./21Media