Këngëtarja e njohur, Remzie Osmani sot publikoi këngën e radhës. “Unikate je o moj bukuri” titullohet kënga e re Remzies, të cilën e publikoi me rastin e festave të fundvitit.

Tekstin e këngës “Unikate je o moj bukuri” e ka shkruar Hyrie Mani Mustafa, ndërsa, për muzikën është përkujdesur studio Xheni.

Ndërkaq, orkestrimi i këngës është bërë nga Habib dhe Sabri.

Sikurse në çdo projekt, edhe në këngën e re, Remzie Osmani duket mjaft bukur dhe elegante./21Media