Blerësit në Evropë tash kanë në dispozicion dy motorë dizel të Koleos

Blerësit në Evropë tash kanë në dispozicion dy motorë dizel të Koleos

Pas Australisë, Lindjes së Afërt, Azisë dhe Amerikës Jugore, modeli i ri Koleos ka arritur në sallonet e shitjes në Evropë.

Në krahasim me paraardhësin e tij, Koleos ka ndryshuar pozitën e tij në gamën e modeleve Renault dhe është ngjitur një shkallë më lartë, pasi ndërmjet dy gjeneratave në treg është prezantuar modeli kompakt Kadjar.  Vozitësi mund të zgjedhë ndërmjet tri mënyrave: 2WD, 4WD AUTO dhe 4WD LOCK, ndërsa në dispozicion ka edhe asistime të shumta të sistemit.

Blerësit në Evropë tash kanë në dispozicion dy motorë dizel të Koleos: 1.6 dCi me 130 kuaj fuqi dhe 2.0 dCi me 175 kuaj fuqi.