Renditja në Superligën e Kosovës pas 11 ndeshjeve të zhvilluara

Superliga e Kosovës në futboll e ka kompletuar edhe javën e 11 të sezonit 2021/22.
As në këtë xhiro nuk munguan rezultatet befasuese. Kryendeshja e kësaj xhiroje u zhvillua në Suharekë aty ku Ballkani e mposhti kampionin aktual Prishtinën me rezultat solid 2-0 kurse golat u realizuan nga Solomon në minutën e 59’ dhe Ermal Krasniqi në minutën e 72’.
Ballkani është lider i tabelës me 21 pikë, i ndjekur nga Drenica dhe Gjilani me nga 20 pikë.
Kjo është renditja e plotë pas 11 ndeshjeve:
Ballkani 21 pikë
Drenica 20
Gjilani 20
Drita 19
Prishtina 13
Malisheva 12
Llapi 12
Dukagjini 10
Ulpiana 10
Feronikeli 10.

Back to top button