Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Era Istrefi më 4 korrik festoi ditëlindjen e saj të 26-të.

Mirëpo, një festë befasi për këngëtaren është organizuar mbrëmë.

Me fotot e fundit në rrjetin social Instagram, Nora Istrefi ka zbuluar se festa surprizë për ditëlindjen e motrës së saj, Era Istrefi ka qenë e organizuar nga e vogla Renee.

“Parti surprizë nga Renee për ditëlindjen e tezes së saj që e do shumë”, ka shkruar Nora krahas fotografive./21Media