Rënia e infeksionit me Covid-19 në Gjilan nuk lejon komoditet

 

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka njoftuar se numri i infeksionit me COVID-19 në Gjilan ka rënë në 97 raste aktive.

“Sipas vlerësimeve tona kemi 97 raste aktive me COVID-19 në Gjilan. Është rënie e pritur fal menaxhimit të institucioneve tona. U shprehim ngushëllime familjeve që kanë humbur më të dashurit. Edhe më tutje po luftohet me të panjohurën. Ulja e numrit të infeksionit nuk është numër që lejon komoditet. Festat familjare mund të kenë rritje të infeksionit që është vlerësimi i shtabit emergjent”, ka thënë Haziri në konferencën për media pas mbledhjes së Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Haziri ka apeluar qytetarët që t’i bartin maskat dhe ta mbajnë distancën. Si dhe ka kërkuar që të gjitha lokalet e gastronomisë t’i shtojnë masat, t’i shtrëngojnë masat, që të mos ket burime të reja të infeksionit.

Ai ka kërkuar që rastet e dyshimta me simptoma për virusin të lajmërohen te mjeku, në mënyrë që të parandalohet infeksionit në masë.

Kreu i Gjilanit, po ashtu, tha se nëse e përballojmë janarin me numër të vogël dhe pa raste të vdekjeve, atëherë po hyjmë në muajin e shpresës.

“Meqë e kemi në ardhje vaksinën, të luftojmë bashkë për t’i mbrojtur njerëzit tanë”, shtoi Haziri.

Gjendja e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është kjo: nga 8002 mostra, 3097 kanë rezultuar pozitivë, 2907 janë shëruar, 96 e kanë humbur betejën, raste aktive janë 97, të hospitalizuar janë 26 pacientë dhe 70 mostra në pritje për rezultat./21Media 

Back to top button