''Të gjithë se bashku mund të bëjmë shumë për fëmijët''

”Të gjithë se bashku mund të bëjmë shumë për fëmijët”

Reparti i Onkologjisë, me inciativën e Albana Osmanit “Ti je një luledielli” u pajisë me aparatura të reja dhe funksionale për të vegjëlit që po sfidohen nga kanceri dhe leukemia.

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismajli shprehu mirënjohje Albana Osmanit për inciativën në ndihmë të fëmijëve kosovarë.

Ismaili tha se do t’ua plotësojnë nevojat me të gjitha materialet për këtë repart që fëmijët të marrin trajtimin e duhur.

”Aparatura të reja dhe funksionale për repartin e Hemato-Onkologjisë, ku më të vegjlit tanë sfidohen çdo ditë nga kanceri dhe leukemia. Ne do të plotësojmë nevojat me të gjitha materialet për këtë repart që fëmijët të marrin trajtimin e duhur. Falënderoj edhe Albanën për iniciativën e saj humanitare “Ti je një luledielli”, në ndihmë këtyre fëmijëve. Të gjithë se bashku mund të bëjmë shumë për fëmijët.  #FëmijëtTëParët#TiJeNjëLuledielli”, ka shkruar Ismaili në facebook.