Melvin A. Noble, i njohur për publikun si Mo3, ka vdekur pas një të shtëne në një shtet të Texasit, sipas një njoftimi nga Fox News.

Departamenti i Policisë në Dallas tha se 28 vjeçari u vra me armë të mërkurën, pak para mesditës me kohën lokale në një automjet me të cilin po udhëtonte me I-35, afër Clarendon Drive.

Sipas tyre, raportohet se personi i armatosur doli nga një makinë e zezë dhe iu afrua automjetit të Noble, duke e shtyrë atë të dilte dhe të vraponte përgjatë autostradës.

I dyshuari e qëlloi me disa plumba, duke e goditur reperin dhe një person tjetër, të identifikuar si një mashkull i rritur që ishte brenda automjetit të tij.

Autoritetet thanë që Noble u transportua në një spital të zonës ku më pas ai vdiq.