Anëtari i grupit të hip hop-it “Kottonmouth Kings”, Saint Dog, ka vdekur në moshën 44 vjeçare.

Vdekjen e tij e ka bërë të ditur menaxhmenti i grupit në një postimi në Instagram.

Pusho në paqe… Saint Dog apo Saint Vicious ndërroi jetë dje në Kaliforninë Jugore. Saint ishte një person unik që kishte një ndikim të thellë tek kushdo me të cilin kishte kontakt. Ndërsa Saint nuk është më me ne, muzika e tij do të jetojë përgjithmonë. Pusho i qetë, mbret”, thuhet në njoftim.

Sipas Deadline, Saint Dog, emri i vërtetë i të cilit ishte Steven Michael Thronson, u gjet pa shenja jete në shtëpinë e një shoku në Victorville, Kaliforni.

Ndërkohë që do bëhet një autopsi për të përcaktuar shkakun e vdekjes së tij, por që nuk dyshohet për ndonjë gjë momentalisht.

Një mik raportoi se artisti nuk ishte duke marrë frymë dhe për këtë kontaktoi 911.

Kujtojmë se këngët më të njohura të reperit janë “Bang Bang”, “Mr. Cali Man”, “Smoke Weed With Me” e shumë të tjera.