Reperi shqiptar dënohet me 51 muaj burgim dhe dëbohet nga Zvicra

21 Gusht 2020

 

 

 

Grabitje, shkelje të qëllimshme të ligjit të armëve, këqpërdorim të kartave të indetitetit, hyrje të paligjshme, qëndrim të paligjshëm dhe  punësim përfitues pa lejejanë disa nga akuzat që rëndojnë nga shteti Zvicerian mbi reperin shqiptar, Besijan Kacorraj por që njihet ndryshe si Besko.

Ai është dënuar nga gjyakata zviceriane me 51 muaj heqje lirie si edhe dëbim nga Zvicra për 10 vjet.

Kryetari i trupit gjykues e ka arsyetuar vendimin, duke thënë se reperi u rrit në Zvicër, por më pas u bë kriminel.

Ndarja nga familja e tij në Zvicër nuk është e mjaftueshme që të vlerësohet rast i rëndë. Përveç djalit tuaj, ju nuk keni pothuajse asnjë kontakt me familjen tuaj” e ka arsyetuar vendimin gjykata zvicerane./oranews