Do të protestohet me moton "Nuk jemi dele"

Do të protestohet me moton “Nuk jemi dele”

Nisma për protestat në ballkon e quajtur Replikë tash e disa ditë ka ftuar qytetarët që nga ballkonet e tyre të protestojnë duke bërë zhurmë më mjete metalike kundër ngjarjeve politike vend, për sonte ka thirrur një protestë të re për orën 20:00.

Organizatori i kësaj nisme ka kërkuar që qytetarët të protestojnë edhe sot nga ora 11:00, në kohën kur është paralajmëruar seanca e Kuvendit ku pritet të votohet për mocionin e mosbesimit të ngritur nga LDK-ja.

“Në ora 11:00 po i rrahim tenxheret dhe po protesojmë kundër mocionit për rrëzim të Qeverisë në kohë krize shëndetësore, kohë pandemie, kohë kur e gjithë klasa politike duhet të veprojë bashkë, kohë kur të gjithë e kemi një armik të përbashkët – pandeminë COVID-19. Në ora 11:00 kjo klasë politike do të tregojë sa e papergjegjëshme është, sa johumane është dhe sa shumë lufton për interesa partiake dhe pëfitime personale. Ne, qytetarët e Kosovës #NukJemiDele, që të luajnë me shëndetin tonë dhe interesin publik”, ka thënë “Replikë” në njoftimin për media.

Kuvendi i Kosovës pritet që sot nga ora 11:00, të mbajë seancën ku në rend dite do të jetë vetëm një pikë, ajo për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, mocion ky i ngritur LDK-ja. /21Media