Reportazhi i gazetarit australian për futbollin kosovar

Reportazhi i gazetarit australian për futbollin kosovar

Arti dhe futbolli e kanë dërguar Kosovën edhe atje ku e kishte vështirë të depërtonte. Është gazetari australian, Daniel Hemingway që përmes një reportazhi ka pasqyruar rrugëtimin e Kosovës në futboll.

Kombëtarja më e re e futbollit. Por, me histori të fuqishme. Dhe janë në prag të një përralle. Ne ishim në Kosovë për të parë se si futbolli po ndryshon pamjen kulturore të vendit“, bëhet e ditur në mbishkrimin e videos.

Pjesa e parë e reportazhit lidhet me pjesën e luftës, për perceptimin e përgjithshëm të njerëzve për Kosovën.

Në këtë reportazh 17-minutësh, flasin edhe emra të njohur nga fusha e sportit, por ndër ta edhe emra të njohur të kombëtares, si përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Bernard Challendes, portieri Samir Ujkani, e të tjerë.

Gjatë videos shfaqen disa prej momenteve më të mira të përfaqësueses sonë, si triumfi ndaj Azerbajxhanit, e cila na siguroi një vend në “play-off” për kualifikimet në Euro 2020. Pjesë e saj janë edhe disa prej tifozëve të kaltërverdhëve, të cilët kanë shpresa të mëdha te lojtarët se do të kualifikohen në kampionatin evropian.

Ndeshja Kosovë-Bullgari ka përfunduar me rezultat të barabartë (1-1). Bullgaria ka kaluar e para në epërsi me golin e Vasil Bozhikov në minutën e 39-të, ndërsa në minutën e 61-të me anë të një supergoli ka barazuar Arbër Zeneli.

Me këtë barazim, Kosova vendoset në vendin e tretë, pas Anglisë që ka 6 pikë pas dy ndeshjeve dhe Bullgarisë që ka 2 pikë pas dy ndeshjeve, teksa Kosova ka zhvilluar vetëm një ndeshje deri më tani. Ndeshjen e kanë përcjellë nga afër edhe presidenti Hashim Thaçi, kreu i Qeverisë, Ramush Haradinaj, e emra të tjerë të njohur./21Media