Pas rreth 1 ore e bllokuar, borëpastrueset kanë bërë të mundur pastrimin e Qafë së Plloçës në aksin Pogradec-Korçë, ndërkohë policia lejon qarkullimin normal të automjeteve.

Probleme ka patur edhe në Qafën e Qarrit, në aksin Korçë-Ersekë, ku lejohet qarkullimi i automjeteve vetëm me zinxhirë.

Reshjet e dendura të borës që kanë rënë gjatë ditës së sotme kanë paralizuar qarkullimin në aksin Pogradec-Korçë, më saktësisht në vendin e quajtur “Qafa e Plloçës”.

Sipas informacioneve mësohet se stuhia e borës ka bërë që prej disa minutash në këtë aks të bllokohen mjetet e vogla dhe mjetet e tonazhit të rëndë.

Aktualisht kanë zbritur në terren 2 borëpastruese që do të bëjnë të mundur pastrimin e kësaj rruge ndërsa policia ka bllokuar automjetet deri në rihapjen e plotë të këtij aksi.

Automjetet këtë pasdite kanë mbetur të bllokuara për shkak të stuhisë dhe mos pajisjeve me zinxhirë apo goma dimërore.

Aktualisht po punohet për hapjen e këtij aksi për rinisjen e qarkullimit Qafë-Plloçë-Korçë dhe anasjelltas./oranews