Një restorant në kryeqytetin kolumbian Bogota është bërë një trend falë një risie. Ky restorant kolumbian po ofron hamburger të mbështjellur me ari prej 24 karatësh.

Restoranti “Toro McCoy”, nisi më 27 nëntor përgatitjen e hamburgerit të larë me ar 24 karat.

Gjëja më kurioze për pjatën është se ajo ka një kosto prej 200 mijë pesos kolumbiane, pra gati 57 dollarë, transmeton rtv21.tv.

Përveç kësaj, meqenëse është një proces delikat, kushdo që dëshiron të porosisë hamburgerin e shtrenjtë do të duhet të presë 30 minuta.

Në Kolumbi, kostoja është ajo që ka bërë bujë në rrjetet sociale, sepse është aq e lartë edhe nëse është ari i ngrënshëm.

Në një intervistë, Carlos Mario Flórez, zbuloi se hamburgeri i pazakontë nuk ka shije të artë dhe se ka të bëjë më shumë me përvojën luksoze që ofron pjata.

“Nuk ka shije, as nuk ka erë. Është një ndjesi e çuditshme sepse nganjëherë ngjitet në buzë, ari është shumë i hollë dhe mund të qëndrojë në gishta”, shpjegoi Flórez./21Media