Rexhaj: Zgjedhja e Presidentit në vullnetin politik, kalimi i afatit 34 ditor e çon vendin në zgjedhje

Eksperti i procedurave ligjore, Shkodran Rexhaj, tha se afati 34-ditor i Gjykatës Kushtetuese nuk është vetëm procedural, por është një afat që u jep kohë partive politike të gjejnë zgjidhje për zgjedhjen e presidentit të ri. Në një bisedë për RTV21, ai tha se gjithçka mbetet në vullnetin politik që të gjendet një zgjidhje.
“Nëse nuk zbatohet afati 34-ditor për zgjedhjen e presidentit, vendi shkon në zgjedhje. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk e ka lënë në diskrecionin e presidentes shpërndarjen e Kuvendit, por kjo ndodh automatikisht.”, tha Rexhaj./RTV21/21Media