Neuropsikiatri Sami Rexhepi, tha se gjatë pandemisë është rritë shkalla e ankthit tek kosovarët.

“Prej thirrjeve që i kemi marrë më së shumti ka qenë i theksuar ankthi, i cili manifestohet në forma të ndryshme. Është për shembull një karakteristikë se kur meshkujt e përjetojnë një ankth manifestohet me një frikë prej vdekjes, ndërsa tek femrat manifestohet më tepër me frikën prej çmendjes”, tha ai.

Tutje Rexhepi në Click të RTV21 tha se të rinjtë shumë më pak hezitojnë të me kërkua ndihmë, mbështetje apo përkrahje nga psikiatri apo ndonjë psikolog.

Rexhepi poashtu pati një kërkesë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës./21Media