Giovanni Reyna ka nënshkruar kontratë të re me skuadrën e Borussia Dortmundit, që do ta mbajë atë në Gjermani deri në vitin 2025.

Një javë pas ditëlindjes së 18 të tij, pas debutimit me Kombëtaren e Amerikës dhe po ashtu golit të tij të parë për shtetin e tij, Reyna ka arritur marrëveshje për të nënshkruar kontratën e re pesë vjeçare në “Signal Iduna Park”.

Mesfushori 18 vjeçar ka kaluar nga New York City në Dortmund në vitin 2019, tani është bërë pjesë e formacionit të parë për teknikun Lucien Favre, ku brenda 30 paraqitjeve ka arritur të shënoj 4 gola dhe të grumbullojë 6 asistime në të gjitha garat.