Kujtimet nga koha e shkuar më së miri ruhen në fotografi. Një foto të tillë duket se në arkiva e ka edhe këngëtarja e njohur,  Rezarta Shkurta e cila tani është një ndër femrat më të komentuara të showbizit, shkruan rtv21.tv

Së fundmi ajo ka ndarë në Instastory një foto të saj nga seti i parë fotografik me fotografin e njohur, Fadil Berisha.

“18-vjeç, seti i parë artistik”, ka shkruar Shkurta mbi fotografinë e publikuar.

Kujtojmë se, Rezarta Shkurta është e martuar qe disa vite me Ermal Hoxhën me të cilin ka edhe një vajzë të quajtur, Hera. /21Media