Burime nga “DailyMail” kanë zbuluar se Harry, Meghan dhe djali i tyre një vjeçar Archie janë transferuar në rezidencën 18 milion dollarëshe në Beverly Hills të aktorit të Hollywood-it Tyler Perry, në fund të marsit. 

Vila me pesë dhoma gjumi dhe 12 banjo e miliarderit Perry, shtrihet në një sipërfaqe prej 22 hektarësh në majë të një kodre në komunitetin ultra ekskluziv të Beverly Ridge Estates. Nuk dihet nëse Harry dhe Meghan e kanë marrë me qira pronën e Tylerit ose do të qëndrojnë atje si mysafirë, por nuk ka asnjë të dhënë për rezidencën që është shitur.

“Meghan dhe Harry kanë qenë jashtëzakonisht të kujdesshëm për të mbajtur bazën e tyre në LA sekrete. Ekipi i tyre i ndihmoi ata të zgjidhnin vendndodhjen në Los Angeles me mençuri. Beverly Ridge ka portën e vet të mbrojtur dhe prona e Tyler ka një portë të veten e cila ndiqet nga ekipi i tyre i sigurisë. Beverly Ridge është një vend i shkëlqyer për të mos rënë në sy. Fqinjët janë kryesisht të vjetër dhe bizneset përrreth nga më të pasurat në vend.”, i tha burimi DailyMail.