Këngëtarët e mirënjohur, Remzie dhe Nexhat Osmani sot do të publikojnë bashkëpunimin e radhës.

Kënga titullohet “O sa mirë”, e cila do të publikohet në orën 20:00, shkruan rtv21.tv

Nexhati ka publikuar dje në instastory një pjesë nga kënga, krahas së cilës është shkruar “Nesër ora 20:00”.

Kujtojmë që, “Diamant”, “Merre merre zemrën time”, “Falma”, “Mos u kthe”, “Xherdanin e dashurisë”, janë disa nga bashkëpunimet e këngëtarëve./21Media