Kaloni te përmbajtja kryesore

Rezoluta e PE-së vë në pikëpyetje vazhdimin e negociatave për anëtarësimin e Serbisë në BE

Në seancën plenare të Parlamentit Europian në Strasburg është votuar Rezoluta për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë së Bashkimit Europian, me në fokus forcimin e rolit të bllokut nëpër botë por edhe reagimin në raport me rrethanat e reja ndërkombëtare të krijuara, pas agresionit rus në Ukrainë.
Teksti ishte miratuar më parë në Komisionin e Politikës së Jashtme. Për këtë rast, u propozua që në disa fusha, të votohej me shumicë të cilësuar në mënyrë që votimi të ishte më efikas. Ballkani Perëndimor zë një vend kyç në disa pjesë të rezolutës me thirrjet që blloku të përshpejtojë procesin e zgjerimit, si me vendet kandidate, ashtu edhe me kandidatët potencialë. Nënvizohet po ashtu rëndësia e heqjes sa më të shpejtë të vizave për qytetarët e Kosovës, e përshëndetet nisja e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, si dhe dhënia e statusit të vendit kandidat për Bosnjë e Hercegovinën.
Vëmendje e veçantë i kushtohet sakaq influencës negative të Moskës në rajon dhe qëllimeve të saj për të mbjell përëarje e destabilizim, ndërsa nënvizohet nevoja që ky ndikim të parandalohet. Vërejtje i tërhiqet sidomos Serbisë që të respektojë vlerat europiane dhe të përshtasë politikën e saj të jashtme me atë të BE-së. Po ashtu, theksohet se vazhdimi i negociatave të anëtarësimit me Serbinë do të bëhet vetëm pasi ky shtet të jetë në linjë të njëjtë me sanksionet e BE-së ndaj Rusisë.
“Parlamenti Evropian nënvizon se të gjitha vendet që duan të bashkohen me BE-në duhet në tërësi të përshtaten me vlerat themelore dhe politikat e përbashkëta lidhur me agresionin e paligjshëm të Rusisë ndaj Ukrainës”, thuhet në tekst.
10: 44-PE kërkon ndalimin e përparimit të negociatave me Serbinë për mos harmonizim me BE-në
Parlamenti Evropian ka kërkuar, për herë të dytë zyrtarisht, që BE-ja të ndalojë përparimin në negociatat me Serbinë deri në përmbushjen e një numri kërkesash, ndër të cilat më e rëndësishmja harmonizimi i plotë i politikës së jashtme dhe të sigurisë së Serbisë me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së.
Parlamenti Evropian thekson rëndësinë e harmonizimit të plotë veçanërisht me politikën e sanksioneve ndaj vendeve të treta. Parlamenti ka shprehur keqardhje për nivelin, vazhdimisht, të ulët të përputhshmërisë së Serbisë me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së, veçanërisht në lidhje me agresionin ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës.
PE thekson se kapitujt e mëtejshëm të negociatave duhet të hapen vetëm kur Serbia të forcojë angazhimin e saj ndaj reformave në fushën e demokracisë dhe sundimit të ligjit dhe të tregojë se është plotësisht në përputhje me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së.
Në raport, Parlamenti Evropian thotë se Serbia, si një vend që përpiqet për integrim evropian, duhet t’u përmbahet vlerave të përbashkëta dhe të respektojë të drejtat e Bashkimit.
PE do ta votojë raportin mesditën e së mërkurës dhe pritet të miratohet me shumicë të madhe votash, ka bërë të ditur media serbe N1./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button