Përfunduan ndeshjet e rrethit të tretë të Ligës së Kampionëve të zhvilluara të martën nga grupet A,B,C dhe D.

Kryendeshja ndërmjet Real Madridit dhe Interit i takoi spanjollëve me rezultat 3-2.

Fillimisht Real Madridi krijoi avantazh të dyfisht me golat e realizuar nga Benzema dhe Ramos, kurse më pastaj Interi e barazoi rezultatin me golat e Martinez dhe Perisic.

Fitoren Real Madridit ia siguroi Rodrygo në minutën e 79’ të ndeshjes.

Në ndeshjen tjetër, Liverpooli e mposhti si mysafir Atalantën me rezultat 0-5 me golat e realizuara nga Jota (3), Mane dhe Salah.

Rezultatet tjera ishin këto:

Porto – Marselle 3-0

Manchester City – Olympiacos 3-0

Midlyjand – Ajax 1-2

Salzburg – Bayern 2-5