Rezultatet e sotme të futbollit kosovar

Trepça ’89 ia ‘terron’ Dritës, hap gjigant drejt titullit, Ferizaj e Drenica ndajnë pikët, fiton Besa

Trepça ’89 ka bërë hapin gjigant në garën për titull të kampionit, duke mposhtur të dielën Dritën midis Gjilanit, me rezultat 0-2, në derbin e javës së 26-të të elitës së futbollit tonë.

Liderja e tabelës ka treguar paraqitje mjaft të mirë në duel me gjilanasit, duke shkëputur tri pikë të mëdha në garën për titull të kampionit. Kapiteni Shpëtim Idrizi (3’) nga penalltia dhe Oto John (56’) realizuan për fitoren e mitrovicasve të cilët tani kanë 62 pikë, shtatë më shumë së Feronikeli, derisa Drita thellohet edhe më shumë në garën për t’i ikur barazhit.

Ndërkaq, sfida mes Ferizajt dhe Drenicës është mbyllur baras 1-1. Maliq Behluli (67’) shënoi për ferizajasit, kurse, Kreshnik Lushtaku (82’) më një gol të bukur ia siguruan një pikë kuqezinjve të Skenderajt. Ferizaj ka 23 pikë dhe renditen në vendin e nëntë, derisa Drenica është e shtata me 31 pikë.

Me rezultat minimal prej 1-0, Besa e ka mundur Lirinë, sfidë kjo e zhvilluar në ‘Shahin Haxhiislami’ të Pejës. Fisnik Papuqi (57’) realizoi nga pika e bardhë.

Tabela

1.Trepça 89 62

2.Feronikeli 55

3.Prishtina 54

4.Llapi 50

5.Besa 44

6.Gjilani 38

7.Drenica 31

8.Liria 26

9.Ferizaj 23

10.Drita 22

11.Trepça 16

12.Hajvalia 7

Back to top button