Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka sonte në konferencë për media bëri të ditur se procesi i votimit në komunën e Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut është përmbyllur dhe se duke u bazuar nga të dhënat nga terreni, procesi zgjedhor i zhvilluar sot ka shkuar pa probleme.

Daka u shpreh se në procesin e sotëm zgjedhor në komunën e Podujevës sot kanë dalur për të votuar 40.51% të votuesve apo 35 mijë e 400 nga 87 mijë e 381 votues sa është numri i përgjithshëm, shkruan rtv21.tv

Ndërsa, në Mitrovicën e Verit, sipas Dakës, sot kanë votuat 39.14% të votuesve apo 9 mijë e 124 votues nga 23 mijë e 313 votues sa është numri i përgjithshëm.

Ajo potencoi se rezultatet preliminare të zgjedhjeve të sotme për kryetar të komunës së Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut do të publikohen rreth orës 21:00, por shtoi se do të njoftojnë nëse do të ketë shtyrje të rezultateve preliminare.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë konferencë në orën 21:00./21Media