Përfundoi pjesa e parë e ndeshjes Kosovë-Slloveni, e cila po luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Sllovenia është duke avancuar me rezultat minimal 0-1 me golin e realizuar në minutën e 22’ të ndeshjes nga Haris Vuckic.

Pas golit, Kosova pati disa raste shumë të mira për ta barazuar rezultatin, por që nuk ia doli.