Rezultoi pozitiv me COVID-19, mbyll në karantinë 2 milionë banorë

 

 

Një pjesë e Australisë Perëndimore ka hyrë në një mbyllje pesë-ditor të dielën, pasi një roje sigurie hoteli rezultoi pozitiv për koronavirus.

Zona metropolitane e Perthit dhe rajonet Peel dhe pjesa Jugperëndimore e shtetit Australian tani janë nën “bllokim të plotë”, njoftoi kryeministri Mark McGowan.

Ai tutje tha se “kjo është një situatë shumë serioze dhe secili prej nesh duhet të bëjë gjithçka që mundet për të ndihmuar në ndalimin e përhapjes së virusit në komunitet”.

Banorët do të jenë në gjendje që të dalin nga shtëpitë e tyre vetëm për blerje thelbësore, nevoja mjekësore, stërvitje dhe për punë që nuk mund të bëhet në shtëpi ose në distancë.

Shkollat, shumica e bizneseve, vendet e argëtimit dhe vendet e adhurimit janë të gjitha të mbyllura, dhe restorantet janë të kufizuara vetëm në delivery.

Masat drastike vijnë pasi një burrë në të njëzetat e tij, i cili punoi si roje sigurie në Sheraton Four Points, një hotel karantine, rezultoi pozitiv për koronavirus.

Nga katër rastet aktive në hotel, dy mbanin virusin e llojit të Mbretërisë së Bashkuar dhe një tjetër llojin e virusit të Afrikësë sëJugut, që besohet të jetë më ngjitës sesa variantet e tjera.

Ndryshe, Zona metropolitane e Perthit dhe rajonet Peel e pjesa Jugperëndimore kanë një popullsi në total prej më shumë se 2 milionë njerëz, me shumicën dërrmuese që jetojnë në kryeqytetin e shtetit Perth.

Back to top button