MIT  kërkon mirëkuptimin e qytetarëve

MIT  kërkon mirëkuptimin e qytetarëve

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se sot kanë rifilluar punimet në sanimin e tunelit të Mitrovicës në rrugën nacionale N2 dhe ato do të përfundojnë për 20 ditë.

MIT mirëkupton shqetësimet e banorëve të Mitrovicës për shkak të zgjatjes së punimeve në këtë tunel.

“Ju informojmë se si pasojë e vjetërsisë së madhe të tij, është parë nevoja për punë shtesë në katërfishimin e izolimit, që ky tunel të mos përballet më asnjëherë me probleme, pas përfundimit të rinovimit të tij. Prandaj, për shkak të punëve shtesë është reviduar i tërë projekti.

Përkundër përpjekjeve, me qëllim që punët të kryhen me cilësinë më të mirë të mundshme, ka qenë e pamundur të punohet në temperatura minus.”, thuhet në njoftimin e MIT.

MIT po ashtu lut qytetarët që të kenë mirëkuptim dhe të mos pengojnë zhvillimin e punimeve.

“Protestat si formë e shprehjes së pakënaqësive janë e drejtë e garantuar me ligj, por kërkojmë nga partitë politike të mos përdorin qytetarët për interesa të ngushta partiake.”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Infrastrukturës./21Media